Situata në Lindjen e Mesme, Arifi: Vendet arabe më shumë i frikësohen Iranit sesa Izraelit

Sipas opinionistit Avni Arifi vendet arabe shqetësohen më shumë për synimet e Iranit sesa Izraelit, pasi Irani kërkon të shtrijë ndikimin në botën myslimane dhe ka aleanca të fuqishme me Rusinë dhe Kinën.

Në “Rubikon” të Klan Kosova, Arifi shtoi se kthimi i sulmeve ka befasuar edhe Shtetet e Bashkuara.

“Jam habit kur kam shku ambasador se kam pa qe vendet arabe më shumë i frikësohen Iranit sesa Izraelit sepse është ajo lufta për domonim.  Irani ka njëfar synimi me kontrollu atë pjesë të botës dhe me pa vetën si lider i vendeve myslimane dhe ka aleancë të fuqimshe me Rusinë dhe Kinën”, tha Arifi.