Situata ekonomike e Barcelonës mbetet e ndërlikuar, pavarësisht “leveve” të shumta të aktivizuara nga presidenti Joan Laporta, si shitja e disa aseteve të klubit. Sipas raportit të fundit financiar, sezoni i kaluar është mbyllur me humbje neto prej 17 milionë eurosh, ndërsa “fair-play financiar” i La Liga-s vazhdon ta kufizojë klubin.
Gjatë asamblesë me anëtarët, drejtuesit zbuluan edhe borxhet ndaj klubeve të tjera europiane për transfertat e viteve të fundit, që po shlyhen me këste. Barcelona i detyrohet ende 13 milionë euro Manchester City për Ferran Torres, 10 milionë Bayern Munich për Robert Lewandowski dhe 19 milionë Leipzig për Dani Olmo, shto edhe 15 milionë të tjera në afat të gjatë. Po ashtu, 17 milionë euro i duhen paguar Athletico Paranaense për Vitor Roque.
Në total, pagesat e mbetura arrijnë 159 milionë euro. Ndër borxhet e tjera janë 24.5 milionë për Sevilla (Koundé), 42 milionë për Leeds (Raphinha) dhe shuma më të vogla ndaj Bordeaux e La Brède FC. Laporta do të duhet të vazhdojë kërkimin e zgjidhjeve për një bilanc gjithnjë e më të brishtë.
The post Situata financiare e Barcelonës mbetet kritike, 159 milionë euro borxhe nga merkatoja e shkuar appeared first on Telesport.