“S’ishte urgjencë 8 muaj e përnjeherë na u bë – Paga 500 euro po përdoret, opozita po bie në kurth”, Albert Krasniqi nga D+ sqaron mundësitë ligjore për buxhetin

Albert Krasniqi nga D+, tha se “nuk kishte urgjencë tetë muaj, dhe përnjëherë u bë urgjencë Ligji për Buxhetin”, që sipas tij “artificialisht është një kauzë të cilën LVV është duke e fry për të bërë pagën miminale 500 euro që i duhet për fushatë zgjedhore”.

E kjo bëhet sipas tij nëse nuk bëhet do të përdoret “për ta akuzuar opozitën duke i thënë po e leni pa paga administratën….”, sipas tij, “opozita po bie në këtë kurth sepse nuk e kanë guximin për të deklaruar që kjo nuk është një urgjencë”, sqaroi Krasniqi në Pressing