Sirianët do të festojnë Fitër Bajramin e parë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad

Rrugët e Damaskut janë sërish plot jetë, teksa njerëzit po përgatiten për festën e përvitshme të Bajramit.

Kryeqyteti sirian, Damasku, po rifiton një pjesë të shpirtit që pothuajse ishte humbur pas vitesh lufte.

Me rënien e regjimit të Bashar al-Assad-it, qyteti po merr frymë sërish dhe përgatitjet e Fitër Bajramit të këtij viti po zhvillohen plotësisht.

Tregjet që dikur ishin të ndenjura dhe të frikshme, tani po mbushen me njerëz. Shitësit thërrasin me zë të lartë klientët e tyre, si për të kompensuar vitet e heshtjes dhe represionit që duruan. Përpjekjet për të rivendosur jetën normale janë evidente në çdo cep të qytetit.

“Tregjet janë të mbushura me njerëz, por personeli i sigurisë është kudo për të siguruar mbrojtje, gjë që ofron një ndjenjë sigurie. Është e vërtetë që situata ekonomike është shumë e vështirë këto ditë, por shpresojmë që situata të përmirësohet së shpejti”, tha një banor i Damaskut për Euronews.

Banorët ecin në treg në ditën e parë të Ramazanit në qytetin e vjetër të Damaskut, 1 Mars 2025Banorët ecin në treg në ditën e parë të Ramazanit në qytetin e vjetër të Damaskut, 1 Mars 2025
Banorët ecin në treg në ditën e parë të Ramazanit në qytetin e vjetër të Damaskut, 1 Mars, 2025 AP Photo

Megjithatë, kjo festë e Bajramit nuk i fsheh sfidat e rënda ekonomikeqë vazhdojnë të rëndojnë sirianët. Çmimet e larta të mallrave bazë dhe vështirësia për të siguruar mundësi pune mbeten pengesa kryesore për përpjekjet për të rindërtuar një jetë normale.

Pas rënies së Bashar al-Assad, udhëheqësi rebel i HTS, Ahmad al-Sharaa u bë presidenti i përkohshëm i vendit. Emërimi i tij u njoftua pas një takimi të grupeve të armatosura që iu bashkuan përmbysjes së al-Asadit, të cilët gjithashtu ranë dakord të shfuqizojnë dhe zëvendësojnë kushtetutën e vjetër të vendit.

Gjatë Ramazanit, al-Sharaa u pa duke marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në disa xhami të ndryshme, duke nxitur një imazh të ri të udhëheqjes që lidhet me njerëzit.