Ministria e Mbrojtjes e Sirisë tha të mërkurën se 11 ushtarë u vranë dhe më shumë se 25 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët pas një armëpushimi të shpallur, raportuan mediat shtetërore.
Agjencia shtetërore e lajmeve më vonë publikoi një listë me emrat e ushtarëve dhe me vendet ku ishin vrarë ata, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Qeveria siriane njoftoi një armëpushim 4-ditor pas një marrëveshjeje të re me Forcat Demokratike Siriane duke filluar nga ora 20:00 të martën, sipas kohës lokale.










