Siria njeh pavarësinë e Kosovës, tashmë 120 njohje ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Siria ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Marrëveshja u arrit në Riad, me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Osmani falënderoi Presidentin sirian Al Sharaa për vendimin dhe theksoi se kjo njohje është simbol i sakrificës dhe lirisë së të dy popujve.

Me këtë njohje, Kosova tani njihet nga 120 shtete.