Banka Qendrore e Sirisë të enjten ia dërgoi mesazhin e parë me sistemin e pagesave Swift Bankës së Rezervës Federale të Nju-Jorkut, pjesë e Rezervës Federale që në fakt është banka qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Ne dërguam u dërguam mesazh përshëndetës të gjitha bankave tona ndërkombëtare korrespondente. Ia nisëm me Rezervën Federale” – tha guvernatori i Bankës Qendrore të Sirisë, Abdulkader Husrieh për agjencinë “Reuters”.
“Po u tregojmë atyre se… ne jemi kthyer në sistemin financiar ndërkombëtar dhe mezi presim për marrëdhënie biznesore afatgjata” – shtoi ai.
Siria ka nevojë që të bëjë transfere me institucionet financiare ndërkombëtare perëndimore që të sjellë shuma të mëdha parash për rindërtimin e vendit dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga lufta.











