Sindikata e Policisë mban aktivitete sportive në nderim të zyrtarëve të rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës, do të organizojë lojëra sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të sindikatës, aktivitetet do të mbahen nesër, më 31.10 deri më 01.11.2025, në rajonin e Pejës, tek Qendra Sportive “Shpella e Bobit” në Fierzë, komuna e Pejës, transmeton Klankosova.tv.

“Në hapje të këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menaxhues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës, si dhe përfaqësues të sindikatave policore nga vendet e rajonit dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim.

Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve në sportet si: futboll, volejboll, shah dhe shenjëtari.