Edhe pse në një intervistë të fundit për “La Repubblica”, Henrikh Mkhitaryan, deklaroi se nuk mendon largimin nga Inter dhe është i gatshëm të respekojë kontratën, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm, për armenin ka interes konkret nga Al-Hilal.
Klubi arab i drejtuar nga Simone Inzaghi e ka emrin e Mkhitaryan në listën e merkatos verore. Armeni me një karrierë të gjatë në futbollin evropian, mund të ribashkohet me Inzaghi-n në Arabinë Saudite. Trajneri ka një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarin me përvojë dhe e di saktësisht se çfarë mund të ofrojë ai brenda dhe jashtë fushës. Për më tepër, aftësia e Mkhitaryan për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme, e bën atë një aset të vlefshëm për çdo skuadër.
Në moshën 35-vjeçare, Mkhitaryan ruan ende një formë të jashtëzakonshme fizike dhe vazhdon të jetë një lojtar kyç në ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, aventurës së tij tek Inter duket se i ka ardhur fundi. Klubi zikaltër nuk pritet të nxjerrë probleme për largimin e Mkhitaryan drejt Arabisë Saudite dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për një shifër të vogël, duke ditur që kontrata e armenit skadon verën e ardhshme.
The post Simone Inzaghi kërkon tek Al-Hilal të “preferuarin” e tij tek Interi appeared first on Telesport.