Gjatë seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, ndodhi edhe insistimi i deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq për mos ta respektuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai madje nuk respektoi as rregulloren e Kuvnedit. Megjithatë, kryetari i sapozgjedhur reagoi duke kërkuar që t’i ndalet mikrofoni.
I propozuar i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, në tri raunde të votimit nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post. Megjithatë, deputeti serb Igor Simiq insistonte që edhe për të katërtën herë, Simiq të jetë emri i propozuar nga ata.
Kundër tij, në tri raundet e votimit Simiq, mori vetëm dhjetë vota për nga Lista Serbe dhe deputeti goran, Adem Hoxha, kurse kundër votuan 56 deputetët e LVV-së, ndërkaq 23 deputetë nga PDK abstenuan, kurse nga deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim.
Megjithatë mospajtimet e Bashës me deputetin Igor Simiq, nisen pasi propozimi i tij për Sllakvo Simiqin për nënkryetar nuk kaloi në herën e parë.
Veç shkurt i nderuar, faleminderit që e respektoni Kushtetutën e Kosovës, uroj dhe shpresoj që t’i respektoni edhe ligjet tona. Për neve është e rëndësishme që të bëni propozimin… vetëm sa për qartësi ju lutem vetëm propozimin, pa debat meqë sipas rregullores së Kuvendit nuk lejohet debat në seancën konstituive”, tha ai.
Simiq insistoi dhe dha emrin e Igor Simiqit edhe për herën e katër por këtu reagoi Basha.
“I nderuar koleg deputetë, siç e dini aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për me dal nga ngërçi ka qenë propozimi i të njëjtit kandidat radhazi. Gjykata në frymën e daljes nga ngërçi ka propozuar që emërimet të propozohen vetëm tri herë. Kjo vlen për kryetarin dhe nënkryetarët. S’mund të ketë një standard për kryetarët dhe tjetër për nënkryetarët”, tha ai.
Edhe pas kësaj, Simiq nuk u pajtua duke thënë se aktvendimi i Kushtetueses është për kryetarin por jo për nënkryetarët.
Basha kërkoi t’i ndalet fjala sërish duke kërkuar kandidatë tjetër, por prapë Simiq reagonte dhe sërish Basha kërkoi t’i ndalet fjala.
Lexo po ashtuDrejtpërdrejt nga Kuvendi i KosovësPas disa dështimeve për zgjedhjen e nënkryetarit nga deputetët e Listës Serbe, përmes shortit dështoi të zgjedhet nënkryetar edhe deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, parti tjetër nga Lista Serbe.
Rashiq mori vetëm 55 vota për, një deputet ishte kundër, kurse 17 abstenuan. Ndërkaq, deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim fare në momentin e votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb.
Kjo ka bërë që Kuvendit mos të konsiderohet i konstituuar. Seanca vazhdon të enjten e 28 gushtit, duke nisur në orën 11:00.
Përndryshe, Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e fundit konstatoi që kryesuesi i seancës konstituive duhet të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili zgjidhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin e njëjtë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë zgjedhur kryetar Dimal Bashën dhe nënkryetarë Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi. Kjo e fundit me rotacion pas disa muajve./kp
The post Simiq tentoi ta shkel Kushtetutën, Basha ia ndali mikrofonin appeared first on Kosovapost.net.