Atletico Madrid ka fituar 3-0 ndaj Mallorca, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Një ndeshje totalisht e dominuar nga “Colchoneros”, të cilët bllokuan që nga minuta e parë e deri në fund rrezikun kryesor të Mallorca, Vedat Muriqin.
Goli i parë erdhi në minutën e 21-të, goditja e fortë e Marcos Llorente u ndal nga portieri vendas, por Alexander Sorloth gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për të dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit.
Në minutën e 75-të, krosimi në zonë nga Marcos Llorente devijohet në portën e tij nga David Lopez. Thiago Almada vulosi fitoren 3-0 me një goditje të fuqishme brenda zonës në minutën e 87-të. Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në vendin e 16-të.
The post Simeone zë në grackë Muriqin, Atletico Madrid me fitore bindëse ndaj Mallorca (video) appeared first on Telesport.










