Pas humbjes së rëndë kundër Arsenal (0-4 në Emirates), trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, është përpjekur të minimizojë situatën. “Së pari, luajtëm shumë mirë deri në golin e pare që pësuam”, tha trajneri argjentinas.
“Pas kësaj, mund të kishim mbrojtur më mirë. Ata e bëjnë shumë mirë, shënojnë shumë gola. Goditjet standarde janë shumë të rëndësishme në futboll, veçanërisht në këto gara, ku çdo detaj të ndihmon të marrësh kontrollin e lojës”, tha Simeone.
“Nuk është fat i keq, janë vetëm gabime. Që nga ajo kohë, ata ishin vendimtarë, më të mirë dhe në 20 minuta, çdo shans që patën ishte një gol. Gjuajtja e Julián në pjesën e parë, ajo që goditi traversën, tani është shumë larg…”, tha Simeone
Në fund, trajneri I Atletico shtoi: “Ekipi luajti mirë, por ky është mësimi që na dha ndeshja. Vendosmëria dhe detajet në lojën me pasime janë thelbësore. Këtë herë kundër nesh. Performanca e tij ishte e mirë për atë që iu kërkova djemve”.
The post Simeone: Nuk luajtëm keq, janë thjesht gabime, ky është mësimi i humbjes ndaj Arsenal appeared first on Telesport.