Simeone: Nuk jam magjistar, por e ndjeja se mund ta bënim këtë ndeshje

Trajneri i Atlético Madridit, Diego Simeone, u paraqit i kënaqur pas fitores bindëse 4-0 ndaj katalanasve, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

45 minutat e para – “Gjetëm një energji të jashtëzakonshme në stadium. Jeta është energji, e shoqëruam atë valë. Interpretimi ishte shumë i mirë, me 4 sulmuesit që shfrytëzuan hapësirat. Herë të tjera flasim për mungesë konkretizimi, sot do të mbahet mend mënyra si luajtëm”.

Një nga netët më të mira – “Kemi pasur netë të rëndësishme, kujtoj atë të Champions-it ndaj Barcelonës. Energjia vjen nga stadiumi, luajtëm shumë mirë ndaj një rivali të fortë”.

Molina dhe mesfusha – “Puna shpërblehet. Shikoni si stërvitet Molina. Mungesën e Barrios e zëvendësoi shumë mirë Marcos”.

Besimi – “Kam besim te skuadra. Nuk jam magjistar, por e ndjeja se mund ta bënim këtë ndeshje”.

Koke dhe Griezmann – “I dua kështu, të përkushtuar. Koke po bën çmenduri me atë që na jep”.

Julián Álvarez – “Asisti për Lookman ishte fantastik. Julián e ka në gjak golin dhe falë Zotit është rikthyer i plotë, gati për gjithçka që vjen”.

The post Simeone: Nuk jam magjistar, por e ndjeja se mund ta bënim këtë ndeshje appeared first on Telesport.