Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, foli për mediat përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham, sfidë që luhet sot në Spanjë.
“Çdo moment i ndeshjes do të jetë i rëndësishëm; duhet ta çojmë ndeshjen aty ku duam. Respekt maksimal për kundërshtarët tanë, por duam të bëjmë mirë“, tha Simeone.
Ai nuk beson se problemet që skuadra angleze ka në kampionat do të ndikojnë në këtë përballje: “Këtu jemi në Champions League dhe ata gjithmonë kanë performuar shumë mirë këtu. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet ta çojmë aty ku mund t’i dëmtojmë.”
“Nuk është e vështirë të zgjedhësh formacionin; është e vështirë kur nuk ke asnjë lojtar kyç. Do të shohim se kush do të fillojë; do të zgjedh ata që mund të performojnë mirë“, përfundoi Diego Simeone.
The post Simeone: Ndaj Tottenham sfidë delikate, problemet që kanë në kampionat s’kanë lidhje me Champions appeared first on Telesport.










