Diego Simeone hodhi poshtë pretendimin se i gjithë presioni është mbi Atletico Madrid përpara ndeshjes së kthimit kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve. Sfida e parë në belgjikë u mbyll me rezultatin 3-3.
“Nuk mendoj kështu, nuk e lidh këtë me faktin se kam diçka për të humbur. E shoh Brugge që luan mirë, veçanërisht në shtëpi. Ata janë të guximshëm, me lojtarë të rinj, që vrapojnë shumë”, tha Simeone.
“Ata kanë qenë duke konkurruar që nga ardhja e Lekos, i cili është një trajner shumë i mirë, në mënyrën më të mirë. Ne besojmë se mund ta çojmë lojën aty ku mund të bëjmë dëm“, shtoi trajneri argjentinas.
“Ne kemi evoluar në atë aspekt, por duhet të rikuperohemi në mbrojtje, e cila në La Liga nuk është aq e keqe. Megjithatë, jemi larg vendit ku duhet të jemi. Le të shpresojmë ta gjejmë ekuilibrin“, tha Simeone.
“Lojtarët që kemi mund të na çojnë në fazën tjetër, me më shumë lojtarë sulmues dhe futboll ofensiv. Unë besoj te skuadra ime dhe jam i sigurtë se do të kualifikohemi”, deklaroi Diego Simeone.
The post Simeone: Mund të kalojmë në raundin tjetër, kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën appeared first on Telesport.









