Diego Simeone nuk u përmbajt ndaj Lamine Yamal, duke i dhënë një përgjigje të fortë pas kualifikimit të Atlético Madridit në gjysmëfinale të Champions League. Para ndeshjes, Yamal kishte kërkuar më shumë duele një kundër një, pa mbulim të dyfishtë apo trefishtë.
“Është një djalë i mirë, me shumë talent. Në kthim kërkoi duele një kundër një, shënoi në minutën e tretë dhe mediat duan ta kurorëzojnë mbret të Europës”, – deklaroi Simeone.
Ai theksoi se në futboll rëndësi ka vetëm rezultati: “E vetmja gjë që ka rëndësi është kush do të jetë në gjysmëfinale. Shtypi do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm sepse bën driblime dhe jep intervista me vetëbesim. Ju lutem…”
Në fund, erdhi edhe krahasimi me Cristiano Ronaldon: “Për një dekadë kam parë Cristiano Ronaldon të shënojë tripleta dhe ta eliminojë ekipin tim. Ajo ishte frikë e vërtetë. Lamine luajti shumë mirë, por ne shkojmë në gjysmëfinale, ndërsa ai kthehet në shtëpi për të na parë në TV. Ka një ndryshim të madh mes një ndeshjeje të bukur dhe të qenit makth”.
The post Simeone kundër Yamal: Ta kem frikë vetëm sepse bën driblime? Ju lutem, CR7 ishte makthi i vërtetë appeared first on Telesport.









