Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”.
Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”.
Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar me besim, dashuri dhe cilësi. Kam lojtarë që më ndjekin dhe kjo është vendimtare për çdo trajner. Sulmuesit në stol mezi prisnin të futeshin në lojë dhe, kur u aktivizuan, treguan vlerën e tyre”.
The post Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë appeared first on Telesport.










