Pas triumfit në derbin e Madridit, skuadra e Atletico Madrid barazoi 1-1 në Celta Vigo. Trajneri Diego Pablo Simeone u shfaq në konferencën për shtyp i irrituar nga arbitrimi, por i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij.
“Nuk ka kuptim të flasim për arbitrimin, sepse nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me atë që ndodhi.”Me 11 lojtarë, ne e kontrolluam ndeshjen. Me dhjetë lojtarë, u mbrojtëm mirë edhe pse krijuam pak në sulm. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”, tha Simeone.
Trajneri argjentinas përqendrohet në anët pozitive: “Ekipi reagoi mirë në një situatë komplekse. Kjo është ajo që marr me vete: aftësia për të vuajtur dhe për të qëndruar i bashkuar“.
“Po largohem shumë i lumtur, vërtet i lumtur… duke festuar punën e djemve“, tha Simeone. Skuadra e tij është ende pa një fitore jashtë fushe, por me këmbënguljen e tyre të zakonshme karakteristike.
The post Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë appeared first on Telesport.










