Simeone: Durim dhe qetësi, nuk prisja një start të mirë, por vetëm një pikë në dy ndeshje…

Atlético Madrid do të duhet të përveshë mëngët shpejt në këtë sezon të ri në La Liga. Së pari, humbja ndaj Espanyol në ndeshjen hapëse pasuar nga barazimi ndaj Elche. Rezultate që konfirmojnë nisjen e dobët të sezonit nga ekipi i Diego Simeone, me vetëm një pikë në renditje.

Trajneri i Colchoneros, duke folur për DAZN, komentoi ndeshjen dhe bëri një kërkesë: “Durim dhe qetësi, duke i njohur lojtarët që kemi dhe duke punuar në përputhje me ekipin e mirë që kemi. Duke vazhduar të punojmë dhe të jemi më konkretë, do të përmirësohemi”.

Ekipi ka bërë shumë gjëra të mira në këto 2 ndeshje, më shumë se sa kundër Espanyol. Portieri i tyre ishte vendimtar, ata u mbyllën mirë në mbrojtje. Nuk prisja një nisje të shkëlqyer kur ka ende kaq shumë punë për të bërë, por 1 pikë është pak“, ishin fjalët e ‘Cholo’.

Duhet të jemi më konkretë, të shndërrojmë rastet tona në gol. Herët a vonë, do të vijë një ndeshje ku nuk luajmë mirë, por do të fitojmë. Edhe kjo ndodh. Ndonjëherë një driblues është shumë i rëndësishëm, por edhe ata që kanë fuqi në kundërsulm dhe në hapësirë”, tha Simeone.

The post Simeone: Durim dhe qetësi, nuk prisja një start të mirë, por vetëm një pikë në dy ndeshje… appeared first on Telesport.