Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion

Mesfushori portugez i Manchester City analizoi sfidën e humbur 4-3 në 1/8 finale të Botërorit për Klube. Disfatën që solli eliminimin nga ky kompeticion, përballë sauditëve të Al Hilal, veterani luzitan e analizoi kështu për kanalet zyrtare të klubit:

“Kishim ambicie të mëdha për këtë kompeticion, donim të arrinim vërtet larg. Mendoj që skuadra luajti mirë, prandaj jemi shumë të zhgënjyer. Djemtë në dhomën e zhveshjes e dinë që jemi përmirësuar dhe po përmirësohemi shumë.

Po fillojmë ta ndiejmë skuadrën, atmosferën në dhomën e zhveshjes, energjinë dhe madje edhe mënyrën si luajmë. Mendoj që kemi pasur përmirësime. Nuk jemi plotësisht të kënaqur, sepse donim të bënim shumë më mirë, por po fillojmë të ndiejmë një energji të mirë nga skuadra për t’u rikthyer në nivelin tonë”.

The post Silva: Jemi shumë të zhgënjyer nga eliminimi, kishim ambicie të mëdha në këtë kompeticion appeared first on Telesport.