Silva: Fillimi i Mbappé-Neymar ishte i bukur, pastaj marrëdhënia e tyre u përkeqësua

Thiago Silva ka folur hapur për një nga historitë më të komentuara në dhomat e zhveshjes së PSG-së. “Historia e Mbappé dhe Neymar ishte e bukur, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Ishte zhgënjyese”, – pranoi mbrojtësi brazilian në një intervistë për “L’Équipe”.

Sot kapiten i Fluminense, Silva kujtoi ditët e para në Paris: “Më kujtohet ‘Champions Trophy’ kundër Monaco në Marok. Në fund të ndeshjes, Mbappé m’u afrua dhe më tha: Edhe nëse Neymar firmos me PSG, dua të vij edhe unë, të jem pjesë e këtij ekipi. Nëse mund të flasësh me presidentin…”

Të dy mbërritën atë verë dhe fillimisht kishin një lidhje të fortë: qeshnin, argëtoheshin dhe ndanin gjithçka brenda e jashtë fushës. “Ishin shumë të lidhur, – tha Silva. – Nuk e kuptova pse u larguan nga njëri-tjetri. Nuk e di kush e shkaktoi ndarjen, por më trishtoi”. Në fund, ai theksoi: “Janë dy djem të mrekullueshëm”.

The post Silva: Fillimi i Mbappé-Neymar ishte i bukur, pastaj marrëdhënia e tyre u përkeqësua appeared first on Telesport.