Kandidatja për kryetare shteti Gordana Siljanovska, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp tha se pushtet i ka mashtruar qytetarët gjatë fushatës parazgjedhore.
Siljanovska në paraqitjen e saj, tha se nëse votat e Blerim Rekës i shtohen votave të saj, “tregimi” për president të shtetit do të merr fund, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Së pari më lejoni që të falënderoj OBRM-PDUKM-në dhe anëtarët e koalicionit, që mi hapën dyert. Falënderoj qytetarët që votuan për mua. Opozita ka arritur të bind qytetarët se në mungesë të drejtësisë, nuk mund të tregojmë tregime për BE-në dhe NATO, pasi vetëm me përmbushjen e kushtit të Kopenhagës mund të arrijmë në BE. Vendit tonë i duhet profil i ri i politikanëve, profil i ri i demokracisë, që di dhe nuk improvizon dhe nuk gënjen”.
“Nëse votat që ne kemi fituar, ia shtojmë votat që ka marrë kandidati i pavarur Blerim Reka, tregimi për kryetar shteti do të përfundojë dhe atëherë do të mund të shpresojmë për të ardhme evropiane”, tha mes tjerash Siljanovska.
Nga ana tjetër kandidati Blerim Reka, pas përfundimit të procesit zgjedhor, tha se votat që ka marrë ai nuk janë për tregti.