Sikur të ishte prej qelqi… Dëmtohet sërish ylli i Realit dhe iu “ngec” në derë edhe për sezonin e ri

Sikur të mos mjaftonin dëmimet e shumta në sezonin e kaluar, duke ndikuar ndjeshëm në formën e tij edhe kur rikthehej në fushë, David Alaba është dëmtuar sërish dhe pritet të mungojë jo më pak se dy muaj.

Austriaku ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe pritet të humbë gjithë fazën përgatitore me ekipin dhe të jetë i gatshëm për Xabi Alonso-n në fillim të shtatorit, gjithmonë nëse nuk del ndonjë pengesë e re përpara.

Me dëmtimin e pësauar së fundmi, David Alava do vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madrid me apo pa dëshirën e drejtuesve të klubit. Para se të dëmtohej, për austriakun ka pasur interes vetëm nga disa klube earabe dhe ato në MLS, por me dëmtimin e pësuar tani, sigurisht që nuk ka asnjë klub në botë që të kërkojë transferimin e tij.

Kështu që, të paktën deri në merkaton e janarit, Alaba do vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid, edhe pse që ku është transferuar te “Los Blancos” më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.

The post Sikur të ishte prej qelqi… Dëmtohet sërish ylli i Realit dhe iu “ngec” në derë edhe për sezonin e ri appeared first on Telesport.