Prokuroria Themelore në Pejë është duke zhvilluar një aksion në disa kompani në rajonin e Pejës nën dyshimet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.
Në këtë aksion janë të përfshirë 9 prokurorë.
Aksion i përfshirë në disa lokacione në 4 komuna.
Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj ka thënë se nga 19 raste të rrezikimit të punëtorëve në vendin e punës, tri kanë përfunduar me fatalitet e në të tjerat punëtorët janë lënduar dhe kanë pësuar dëmtime të përhershme apo të përkohshme.
“Të gjitha këto kanë ardhur si atribut i mos-sigurisë së punëtorëve në vendin e punës dhe rrezikut të tyre në punë. Përgjegjës për këtë janë të gjithë personat të cilët bartin përgjegjësinë në kompanitë kontraktuese të subjekteve ku ata janë të angazhuar, të cilët kontraktojnë punëtorë dhe nuk sigurojnë asnjë mjet pune në kuadër të vendit të punës, ku ata kryejnë punën:, ka theksuar Vuçetaj.