Dyqanet në pjesë Veriore të Mitrovicës janë parë të furnizuara me mallra të cilat kanë origjinë nga Serbia.
Ky furnizim me mallra në këtë dyqan u bë në mëngjes.
Madje shitësve edhe po u merr kohë që te vendosin produktet ne vendin e tyre.
Edhe klient të interesuar për të blerë këto mallra ka mjaftë.
Por, shitësit në Veri të Lumit Ibër, nuk po i pëlqente që dyqani i tij po xhirohej.
E prezenca e kamerës i pengoi edhe dikujt tjetër.
Dyqanet në veri të vendit nuk dukeshin ashtu siç ishte paralajmëruar para një jave.
Një ditë më parë ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq ai që tha se kanë arritur të fusin mallra në pjesën Veriore të Kosovës.
Por, këto mallra nuk janë futur nga pikat kufitare që ndodhen mes Kosovës e Serbisë.
Ndërkohë, Polica e Kosovës nuk kanë informacione nëse në këto zona po zhvillohet kontrabandë.
Edhe nga Dogana e Kosovës kanë thënë se nuk ka kontrabandë në këtë zonë.
Ndërkohë, kanë treguar se nuk janë ndalur pavarësisht ptaksëe 100% ndaj produkteve serbe.
“Mesatarja ditore e importeve nga Serbia është rreth 10 dërgesa ku një pjese prej tyre janë ndihma humanitare disa janë dërgesa komerciale te cilat i nënshtrohen taksës prej 100%, derisa produktet komerciale janë ushqime, lende e pare, paketim etj”
Qeveria e Kosovës e cila në nëntor te vitit të kaluar kishte marrë vendimin për vënjen të taksës kanë komentuar deklarstën e vuciqit.
Nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj për T7 kanë thënë se tarifa ndaj produkteve serbe po respektohet.
Ndërkohë, veriu i Kosovës gjatë gjithë ditës është vëzhguar nga helikopter të KFOR-it