Si u festua Kurban Bajrami nëpër botë

Për të shënuar Kurban Bajramin, myslimanët tradicionalisht flijojnë kurban apo therin dash. Pjesë të mishit, më pas, i shpërndajnë te familjet e varfra, si akt bamirësie.

Familjet bëhen bashkë për drekë dhe përgatisin plot ëmbëlsira. Fëmijët gëzohen me rroba të reja.


Palestinezët janë falur të premten afër rrënojave të një xhamie të shkatërruar nga bombardimet izraelite. Për shkak të bllokimit të ndihmave në hyrje të Gazës, ata kanë pasur pak çka të shtrojnë nëpër tavolinat e tyre për këtë festë.

Në Bagdad, ceremonia kryesore është mbajtur në xhaminë e shekullit 12-të që mban emrin e klerikut sunit, Abdul Qadir al-Jilani.

Xhamia e ka edhe pjesën për faljen e grave.

Në Egjipt, besimtarët myslimanë janë falur afër piramidave të lashta në fshatin Abusir.

Një burrë lutet para varreve të familjarëve të tij në Sana të Jemenit.

Këto janë pamje nga Nairobi i Kenisë, ku myslimanët janë falur në një klub të hapur të komunitetit./REL