Si ta trajtoni kollin vetëm përmes oreganos

Mos kërkoni të blini medikamente mjekësore dhe sprej nazal për trajtimin e kollit, mjafton të keni oregano në shtëpi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes ndikojnë në zonat e ajrit të trupit. Kjo mund të përfshijë zonat e hundës, bronket dhe mushkëritë.

Disa sëmundje mund të jenë të përkohshme, përfshirë kollin ose bronkitin dhe disa mund të jenë më kronike, siç është edhe astma, transmeton lajmi.net.

Shumica e njerëzve marrin ilaçe kundër kollitjes, për shkak të lehtësimit, por sipas Norman Edelman, MD, këshilltar i lartë shkencor në Shoqatën Amerikane të Mushkërive, kjo nuk cilësohet si ideja më e mirë për luftimin e kollit.

“Kurrë nuk kemi pasur dëshmi të qëndrueshme se shurupët kundër kollitjes dhe ekspektoranët ndihmojnë efektivisht”, deklaroi Edelman.

Nëse jeni duke përjetuar vështirësi në frymëmarrje ose po përjetoni bllokime të rrugëve të frymëmarrjes, juve iu duhet vetëm oregano.

Oregano, e njohur shkencërisht si Origanum vulgare lamiaceae, është element kryesor në shumicën e shtëpive, pasi përdoret për të ndihmuar shijen e supës ose gjellës suaj të preferuar.

Vaji i oreganos është treguar efektiv në mbrojtjen e mushkërive nga stresi oksidativ, për të përmirësuar imunitetin dhe për të zvogëluar inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.