Si shkoi votimi në shtëpinë e të moshuarve në Gurakoc të Istogut? (VIDEO)

Në shtëpinë e të moshuarve në Gurakoc të Istogut, procesi i votimit ka shkuar shumë mirë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi përmes raportimit të saj ka bërë të ditur se në këtë shtëpi të drejtën e votës e kanë ushtruar gjithsej dhjetë qytetarë, transmeton Klankosova.tv.

Njëri nga rezidentët e kësaj shtëpie, Mehmet Nidaj, thotë se nuk e pati vështirësi të votonte, derisa shtoi se nga këto zgjedhje pret të zgjidhen më të mirët.

The post Si shkoi votimi në shtëpinë e të moshuarve në Gurakoc të Istogut? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.