Shkruan: David Brooks
Kohët e fundit kam hulumtuar për shembuj të rikthimeve kombëtare – kombe që u rrënuan nga trazirat, pabarazia dhe polarizimi, por që arritën të bashkonin veprimin e tyre dhe të dalin më të fortë se më parë.
Unë kam qenë veçanërisht i interesuar në mënyrën se si Britania u ringjall në mes të viteve 1820 dhe 1848. Rimëkëmbja së saj dhuron disa mësime modeste për ne sot.
Britania ishte mbërthyer nga ndryshimet ekonomike dhe demografike. Kishte krizë financiare, korra të këqija dhe një depresion të rëndë. Kishte pabarazi dërrmuese. Jetëgjatësia mesatare në mbarë vendin ishte 40 vjeç, por në qytetet industriale të Mançesterit dhe Liverpoolit ishte rreth 28 vjeç. Ka pasur trazira të përhapura dhe masa shtrënguese qeveritare. Në 1819, 1,206 “radikalëve” iu dha dënimi me vdekje, megjithëse vetëm 108 prej tyre u ekzekutuan.
Kombi iu përgjigj trazirave si nga poshtë lart, ashtu edhe nga lart poshtë.
Kishte, së pari, një sërë lëvizjesh shoqërore: Kishte sektin Clapham. Ky ishte një grup udhëheqësish ungjillorë, që dolën në sipërfaqje nga ringjallja e përgjithshme fetare, që kërkonin të zhduknin skllavërinë, të përhapnin besimin, të dekurajonin borxhet, të ndërtonin shkollat e ditëve të dielë, të reformonin sjelljet dhe të përhapnin në thelb atë që tani e quajmë moralin Viktorian.
Pastaj kishte Chartistët. Kjo ishte një lëvizje radikale e punëtorëve që organizonin mitingje gjigande në të gjithë vendin. Chartistët ishin të lidhur ngushtë me Kartën e Popullit, e cila kishte gjashtë kërkesa, duke përfshirë të drejtën universale të votës së meshkujve, votë në gara elektorale dhe rrethe të barabarta zgjedhore. Në 1842, Chartistët paraqitën një peticion në Parlament me tre milionë nënshkrime.
Së fundi, ishte dhe Anti-Corn Law League. Ky ishte grupi më i mirë i organizuar dhe i financuar mirë në Britaninë e shekullit të 19-të. Promovoi legjislacionin e tregtisë së lirë për të zvogëluar fuqinë e fisnikëve të vjetër, për të bërë ushqimin më të lirë për klasat punëtore dhe për të inkurajuar shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Lëvizjet shoqërore ishin mbresëlënëse, por çelësi i suksesit të Britanisë ishte mënyra me të cilën liderët politikë iu përgjigjën atyre. Britania u bekua nga një sistem parlamentar i qëndrueshëm dhe nga një kulturë legjislative që vlerësonte diskutimin dhe debatin. Udhëheqësit politikë në të dyja partitë kuptonin se erërat e ndryshimit po frynin dhe ata duhet të fillonin reformat nëse dëshironin të shmagnin një revolucion.
Partitë politike përfaqësonin interesat e tyre, por nuk ishin veçanërisht ideologjike. Ata ishin mësuar për të dorëzuar frenat e pushtetit dhe pastaj për t’i marrë përsëri. Si rezultat, ndërsa ata sigurisht kishin rivalitetet e tyre të hidhura, ata kishin një patriotizëm të përbashkët dhe kuptonin se secila parti kishte një rol për të luajtur.
Partia Whig dominoi në vitet 1830. Whigs kaloi Aktin demokratik të Reformës së 1832. Ky ligj nuk do të kalonte sipas normave bashkëkohore (lejonte vetëm një në pesë meshkuj të rritur për të votuar), por ai trajtoi praktikat më të korruptuara të oligarkisë së vjetër. Whigs kaloi gjithashtu një sërë reformash të tjera, të tilla si Akti i Fabrikës, i cili rregullonte vendet e punës dhe Akti i Korporatave Komunale, i cili reformoi pushtetin vendor. Në librin e tij të ri, “Victorious Century“, David Cannadine shkruan se kjo paketë e reformave “nënkuptonte se vitet 1830 ishin dekada kryesore në historinë e Mbretërisë së Bashkuar të shekullit të 19-të”.
Tories, të kryesuar kryesisht nga Robert Peel, kontrolluan qeverinë para dhe pas. Në një kohë të dobësimit social, Peel personifikonte drejtësinë dhe karakterin e mirë. “Peel solli në krye të profilit të kryeministrit një intelekt të mirë dhe një ndërgjegje të krishterë, një gamë më të gjerë të mendimit dhe lidhjes se sa ishte e zakonshme mes elitës sunduese”, shkruan Cannadine.
Ai e ktheu partinë e tij në një parti të moderuar konservatore, duke miratuar reformat Whig dhe duke kaluar një serë të tyre. Gjatë karrierës së tij, Peel reformoi sistemin e drejtësisë penale për të zvogëluar prevalencën e dënimit me vdekje. Ai emancipoi katolikët, themeloi forcat e policisë në Londër, uli tarifat për grurin, sheqerin dhe, në fund, për misrin. Qeveria kaloi 442 akte hekurudhore midis viteve 1844 dhe 1847, duke rezultuar në më shumë se 2.000 milje të linjave të reja, dhe e bëri atë gjatë drejtimit të një suficiti.
Në 1848, revolucionet e punëtorëve përfshinë Evropën, duke rrezikuar regjim pas regjimi. Por Britania u kursye kryesisht, sepse ankesat e punonjësve ishin adresuar të paktën pjesërisht. Britania kurrë nuk i shëroi plotësisht ndarjet e saj shoqërore, por kombi ishte bashkëkohor dhe për 65 vitet e ardhshme mbretëronte si fuqia më e madhe në botë, si qendra globale e shkencës, tregtisë dhe letërsisë.
Ne amerikanët nuk jemi mobilizuar si britanikët e shekullit të 19-të në momentin e tyre të krizës. Amerikanët kanë prodhuar shumë organizata të vogla, por pak lëvizje bindëse kombëtare. Tea Party dhe Black Lives Matter i afrohen më shumë.
Ne nuk kemi kaluar një paketë të qëndrueshme të reformave pragmatike ashtu siç bënin Whigs dhe Tories. Gjatë 15 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë arritur të kalojnë vetëm disa pjesë të mëdha të reformës sociale – Dodd-Frank, Obamacare dhe supozoj reformën e taksave Trump.
Hendeku më i madh është në fushën e udhëheqjes politike. Politikanët Viktorianë kishin një mentalitet të kujdesshëm. Ata i dëgjonin njerëzit, por qëndronin paksa larg, duke diskutuar, duke parë qeverisjen si një përgjegjësi të përbashkët profesionale. Udhëheqësit tanë vijnë nga një pjesë shumë më e gjerë e shoqërisë, por ata kanë standarde më të ulëta të sjelljes, dhe më pak një mentalitet të përbashkët kujdestarie.
Pra ringjallja jonë është ende në dyshim. /Lexo. al/ The New York Times/