Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Ruben Amorim po sfidon një traditë të gjatë të futbollit – dhe qasja e tij e guximshme po jep rezultat.

Tradicionalisht, skuadrat preferojnë të sulmojnë para mbështetësve të tyre në pjesën e dytë, por Amorim e ka kthyer këtë për Manchester United.

Portugezi beson se reagimi i tifozëve në pjesën e parë mund të ndihmojë në adresimin e fillimeve të dobëta të Manchester United në “Old Trafford”.

Djajtë e Kuq kanë pasur vështirësi në Old Trafford këtë sezon, duke humbur shtatë ndeshje në ligë në shtëpi dhe duke barazuar një rekord 132-vjeçar për humbjet në shtëpi.

Të dhënat mbështesin idenë e Amorimit – që nga viti 2016/17, Man United ka mesatarisht 0.5 pikë më shumë për lojë kur shënon në pjesë të parë.

Rezultatet e fundit sugjerojnë se po funksionon, me “Djajtë e Kuq” që shënuan po aq gola në pjesën e parë kundër Ipswichit sa kishin në 19 ndeshjet e mëparshme së bashku.

Edhe kundër Arsenalit, gjuajtja e lirë e Bruno Fernandes pak para pjesës së parë i dha epërsinë në shtëpi për herë të parë në më shumë se tre muaj.

Ndërsa taktika nuk është e pagabueshme – Man United humbi ndaj Fulhamit në FA Cup – ajo u ka dhënë atyre një avantazh psikologjik në momentet kyçe.