Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, vazhdon të jetë e rëndë.

Burime nga stafi mjekësor bëjnë të ditur se gjendja neurologjike e ish-liderit socialist nuk ka shënuar ndryshime të reja gjatë orëve të fundit.

Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, pasi pësoi një arrest kardiorespirator.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar”, njoftoi spitali.