Si Opozita mposhti Opozitën më 28 dhjetor?

Shkruan: Burim Gjaka

Vetëdorëzimi politik i opozitës

Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nuk do të mbeten në histori si ditakur Albin Kurti demonstroi fuqinë e tij politike, por si dita kuropozita e Kosovës kreu një vetëdorëzim politik. Me një rezultatprej 51.1% për Lëvizjen Vetëvendosje, Kosova u zgjua në njërealitet të ri monolit, ku balanca demokratike e pushtetit është zbehur ndjeshëm. Siç thoshte strategu kinez Sun Tzu: “Mundësia për ta mposhtur armikun jepet nga vetë armiku.” Pikërisht këtë bëri opozita,  ajo nuk humbi nga forca e kundërshtarit, por nga paaftësia për ta kuptuar momentinhistorik. Më 28 dhjetor nuk pamë një garë idesh, por njëpërplasje mes një ushtrie të disiplinuar (LVV dhe diaspora) dhenjë opozite të fragmentuar, ku secila parti luante për vete.

Ronald Reagan thoshte se “në politikë, nëse je duke u shpjeguar, je duke humbur”. Opozita e Kosovës e kaloi gjithë vitin duke u justifikuar pse nuk bashkohet, pse bllokohen institucionet dhepse qytetarët s’duhet t’u besojnë sërish të njëjtëve emra. Rezultati ishte ndëshkimi elektoral.

Opozita për 8 muajt e bllokadës kishte 2 rrugë: ose ta bënteQeverinë e Opozitës ose ta votonte Qeverinë e Pshtetit. Nuk e zgjodhi asnjërën dhe kjo sjellje në elektorat e përcaktoj sibllokuese. Vazhdoj të mendoj se Opozita e ka humbur hapin kurnuk e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeministër dhe kjo ishteautogola e tyre.

PDK – gabimet e saj

PDK-ja hyri në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një vetëbesim tërremë, duke besuar se vetëm figura e Bedri Hamzës dhe njëofertë thjesht teknokratike do të mjaftonin për ta mposhtur njëlëvizje me narrativë të fortë popullore. Gabimi i parë strategjik iPDK-së ishte besimi se shifrat mund ta mundin emocionin. Ndërsa Hamza fliste për rritje të GDP-së dhe stabilitetmakroekonomik, Albin Kurti fliste për “luftë ndaj regjimit tëvjetër” dhe “mbrojtje të veriut”. Në këtë përplasje narrativesh, shpjegimet teknike të PDK-së u mbytën nga zhurma e popullizmit, shto këtu edhe “ndihmat” që shpërndante z.Kurtipër shtresat e ulëta mjaftonin për t’ia arritur qëllimit.

PDK harroi se në Kosovë zgjedhjet fitohen me narrativë, jo me tabela Excel-i. Partia kishte individë të fortë dhe të votuar, siArian Tahiri, Përparim Gruda, Arben Mustafa e Besa Kabashietj, të cilët dëshmuan se elektorati i saj është i etur për figura tëreja dhe profesionale. Por ky sukses individual u mbyt ngadështimi strategjik i qendrës. PDK-ja kishte karremin përpeshkim por jo rrjetën. Votat për të rinjtë treguan gatishmëri përndryshim, por makineria partiake nuk ishte e sinkronizuar me këtë energji.

Gabim shtesë ishte mospërfshirja e kryetarëve fitues tëkomunave  në listën nacionale. Duke mbetur jashtë, ata nukaktivizuan 100%, makineritë e tyre elektorale. Diferenca e madhe mes votave lokale dhe atyre nacionale në komunat e tyree argumenton këtë dështim. PDK-ja promovoi ekspertizë, porhumbi betejën e narratives dhe mbi të gjitha dështoi të bëjëreformim të brendshëm për humbjet e njëpasnjëshme. PDK-ja dështoi të bënte reformën e premtuar në nivel lokal dhenacional, nuk mjaftoj vetëm ndrrimi i kryetarit. PDK-ja dështoitë kërkonte llogari brenda vetes për dështimet e vitit 2021 dhe2025 (shkurt).

Pa një reformim të brendshëm, partia mbeti në një status-quo komode, duke u mjaftuar me vendin e dytë, pa kuptuar se nëpolitikë, siç thoshte piloti i famshëm Mario Andretti: “Nësegjithçka duket nën kontroll, do të thotë se nuk po ecënmjaftueshëm shpejt.” Nuk duhet harruar edhe përqarjet e brendshme në bastionet kryesore, të cilat ia shtuan ngjyrën”vetdështimit” zgjedhor.

LDK mes tri goditjeve: Spastrimet e brendshme, kryeneçësiae liderit dheasistencanga Presidenca

Nëse PDK-ja humbi sepse fjeti, LDK-ja humbi sepse u vetëizolua në një “kullë fildishi” intelektuale, duke harruar se politika është para së gjithash art i bashkimit dhe terrenit. Rezultati prej 13.2% është një klithmë për ndihmë për partinë qëdikur ishte sinonim i lëvizjes shtetformuese. Siç thoshteAbraham Lincoln: “Një shtëpi e ndarë kundër vetvetes nukmund të qëndrojë.”

Lumir Abdixhiku hyri në këto zgjedhje me ambicien për ta modernizuar partinë, por në proces kreu një “amputim” tëdhimbshëm. Duke eliminuar figurat historike dhe të vjetërit e partisë, njerëz që mbanin me dekada lidhjet me elektoratin e traditës,  ai krijoi një çarje të pariparueshme. Ky spastrim nuk u pa si reformë, por si arrogancë ndaj historisë së partisë. Nëshumë degë kyçe, strukturat mbetën “jetime”, duke mos u angazhuar për një kryesi që i shpërfilli.

Fitorja e LDK-së në Prishtinë me Përparim Ramën vetëm pakjavë para 28 dhjetorit krijoi një iluzion fatal. Abdixhiku besoi se suksesi i një profili arkitekti në kryeqytet mund të përkthehejautomatikisht në votë nacionale. Ai harroi se Prishtina votoi për”menaxherin”, ndërsa Kosova më 28 dhjetor po votonte për”liderin”. Ky keqllogaritje bëri që LDK të mbetej një partilokale, duke humbur peshën e saj në shkallë vendi.

Një faktor që dhembi pa fund në kampin e LDK-së ishte roli iPresidentes Vjosa Osmani. Edhe pse zyrtarisht mbi palët, veprimet dhe diskursi i saj shërbyen si një “urë” perfekte qëkaloi votuesit e moderuar dhe të lëkundur të LDK-së direkt nëprehërin e Albin Kurtit. Osmani luajti rolin e “asistueses” nëhije, duke e portretizuar udhëheqësinë e re të LDK-së si të paaftëpër të bashkëpunuar për “interesin nacional”. Ky koordinimKurti-Osmani e la Abdixhikun të izoluar, duke e goditur LDK-në pikërisht aty ku i dhembi më shumë.

Gabimi më i madh taktik mbetet refuzimi i prerë i LDK-së për tëbashkëpunuar me opozitën tjetër pas zgjedhjeve të shkurtit. Duke u betuar se nuk do të bëjnë “matematika të vjetra”, ata idhuruan Kurtit narrativën e “bllokadës”. Votuesi opozitar e ndëshkoi LDK-në sepse nuk pa te ajo vullnetin për të bërëndryshimin, por vetëm vullnetin për të mbetur “e pastër” nëopozitë.

AAK dhe Nisma

Nëse partitë e mëdha humbën nga kalkulimet e gabuara, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate humbën sepse mbetën peng i njëstili të vjetër të bërjes politikë, i cili nuk rezonon më me njëKosovë që kërkon llogaridhënie dhe qëndrueshmëri. Siç thoshteBenjamin Franklin: “Duhet shumë vepra të mira për të ndërtuarnjë reputacion të mirë, dhe vetëm një e keqe për ta humbur atë.”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ra në kuotën kritikeprej 5.5%. Ramush Haradinaj, dikur figura që diktonte qeveritë, u mbeti i mbyllur në bastionin e tij në Dukagjin. Gabimi i AAK-së ishte insistimi në një retorikë të “vlerave të luftës” dhekritikave agresive pa ofruar një alternativë moderne që tërheqvotuesin e ri. Në sytë e qytetarit, AAK-ja u duk si një parti qëlufton për mbijetesën e liderit, e jo për vizionin e shtetit.

Për Nismën Socialdemokrate, 28 dhjetori ishte dita e llogarisëpërfundimtare. Mbetja sërish jashtë Kuvendit nuk ishte thjeshtnjë dështim elektoral, por një ndëshkim i drejtpërdrejtë për”tradhtinë” që i bënë AAK-së vetëm 8 muaj para zgjedhjeve. Duke thyer marrëveshjen e koalicionit në momentin më kritikpër interesat e ngushta partiake, Fatmir Limaj humbibesueshmërinë te votuesi opozitar. Qytetarët e panë këtë lëvizjesi një lojë të ulët për pazar, dhe përgjigja ishte braktisja masive. Siç thoshte vëzhguesi politik amerikan Hunter S. Thompson: “Në një botë hajdutësh, i vetmi mëkat i vërtetë është marrëzia.” Dhe lëvizja e Nismës rezultoi të ishte një marrëzi taktike që ikushtoi me t’kurrje politike.

Këto dy parti, duke mos arritur të ndërtonin një front tëpërbashkët dhe duke u marrë me goditje “nën rrip” ndaj njëri-tjetrit, ia lehtësuan punën Albin Kurtit. Në vend që të ishinblloku që balancon pushtetin, ato u shndërruan në subjekte qëluftonin për t’i marrë votat njëra-tjetrës, duke e lënë rrugën e hapur për monolitizmin e Vetëvendosjes.

Matematika e humbjeseksodi i dhjetorit dheinvasioni’ i diasporës

Napoleon Bonaparta thoshte: “Gjeneralët fitojnë betejat, porlogjistika fiton luftën.” Opozita e humbi luftën pikërisht këtu. Rreth 90 mijë qytetarë rezidentë të Kosovës shfrytëzuan festat e fundvitit për të udhëtuar jashtë vendit dhe opozita nuk bëri asnjëpërpjekje për t’i mobilizuar. Në anën tjetër, mbi 250 mijëmërgimtarë, votues erdhën në Kosovë për të votuar, shumicadërrmuese për Vetëvendosjen.

Opozita, në vend që të krijonte një ofertë për diasporën, ra nëkurthën e z.Kurti. Ai arriti që PDK-në dhe LDK-në tiportretizonte si kundérshtare té mërgatës pasi që ata tentuan ta ndryshonin datén e zgjedhjeve dhe disa forma të votimit, megjithése kérkesat e tyre ishin té ligjshme, ata u keqpérdoremnga pushteti pér té fuqizuar maksimën e tij, kinse opozita ishtekundér diasporés. Si rezultat, më 28 dhjetor, diaspora nuk votoivetëm për Kurtin, por votoi kundër një opozite që i bëri tëndiheshin të padëshiruar.

Epilogullogaridhënia ose harresa

Giovanni Sartori thoshte: “Në demokraci, opozita është qeverinë pritje.” Më 28 dhjetor, asnjë parti opozitare nuk u duk si e tillë. Pa dorëheqje, pa reforma të thella dhe pa bashkim real, opozita rrezikon të mbetet spektatore e pushtetit monolit. Llogaridhënia nuk është opsionale, por obligative.

Rekomandime për një fillim ri

Fundi i arrogancës politike duhet të jetë hapi i parë. Opozitaduhet ta kuptojë se beteja për vendin e dytë është betejë përhumbësit dhe se pa një front të bashkuar, shumica prej 51 përqind e Vetëvendosjes do të mbetet e pathyeshme. Reforma e thellë dhe e dhimbshme është e pashmangshme, largimi ifigurave të konsumuara nuk është humbje e historisë, porshpëtim i së ardhmes. Po ashtu, ofrimi me diasporën është jetik. Mërgata nuk është kundërshtar politik, por motori ekonomik dheshoqëror i vendit. Opozita duhet të ndërtojë ura bashkëpunimime ta, jo mure përjashtuese.