Mike Maignan është pranë rinovimit të kontratës me Milanin. Pas negociatave të gjata, kur dukej largim falas, klubi ka arritur marrëveshjen finale. Massimiliano Allegri tha: “Për Maignan, klubi po punon duke menduar për të ardhmen. Ka shumë lojtarë të mirë, por për të pasur një të ardhme të rëndësishme, duhet të arrijmë objektivin, top-4”.
Trajneri e ka mbështetur duke ia dhënë shiritin e kapitenit dhe bindur të mos pranojë ofertën e Chelsea, më pas e ka valorizuar më shumë sportivisht. Kontrata e re parashikon 5.7 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, pothuajse dyfishi i pagës aktuale (2.8 mln). Maignan ngjitet në krye të listës së lojtarëve më të paguar të Milanit, duke kaluar 7 lojtarë njëherësh.
Në podium zbriten Adrien Rabiot dhe Christopher Nkunku (pak nën 5 mln euro neto), ndërsa Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic kanë rroga rreth 4 mln neto. Situata për rinovimin e Pulisic është ende e pazgjidhur, por klubi ka treguar se negociata të vështira mund të përfundojnë me sukses, siç ndodhi me Maignan.
The post Si ndryshon te Milani lista e 5 lojtarëve më të paguar, pas rinovimit të Maignan appeared first on Telesport.










