Si iu përgjigjën Jeton e Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, pyetjeve të avokatit?

Seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliut, të cilët po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, vazhdoi me marrjen në pyetje nga avokati i familjes së dëmtuar, Besnik Berisha.

Ky i fundit e pyeti të akuzuarin Nexhat Vllasaliu lidhur me datën kur bashkë me prokuror e polici kishin dalë për ta takuar trupin e pajetë të viktimës, raporton Ekonomia Online.

Vllasaliu theksoi se kanë vazhduar poshtë e lart malit duke kërkuar e që ishte sjellë pak keq me vëllain, për çka e kishte thirrur prokurori, duke i thënë “ti na i qite mendtë edhe neve, jo atij”.

Avokati i familjes së dëmtuar Besnik Berisha e pyeti nëse “nga seanca e fundit e deri më sot, a të kujtohet diçka dhe që kishe dashur me ndërrua sot”?

“Nuk kam çka me ndërrua”, u përgjigj i akuzuari Nexhat Vllasaliu.

“Në seancën e kaluar keni thënë se keni prova se me datën 9 keni marrë skele në fshatin Vllasali, a ke shkuar vetw apo me Jetonin. Çka more dhe sa qëndrove”?

“Vetë kam shkuar me datën 9, nuk kam shkuar me Jetonin”, u përgjigj Nexhat Vllasaliu.

“Në seancën e kaluar ju kam lexuar deklarimin tuaj në Prokurori, ku ju keni deklaruar se ‘unë u zgjova herët, e piva një kafe, dola në terrasë, aty më pa Jetoni dhe më tha koke zgjua a?, i thashë po’”.

“Se kam shku në fshat me i marr do skele dhe ai më tha se vij edhe unë dhe kah të kthehem e marr gruan time. Kjo përgjigje është marrë për datën 9, pse për datën 9 keni shkuar në Vllasali bashkë”, pyeti avokati Berisha, por që kjo u mohua nga i akuzuari Nexhat Vllasaliu.

“Këtë sqarim ta dhashë edhe seancën e kaluar dhe nuk kam se çka të shtoj”.

I pyetur nga avokati Berisha nëse e di për perden e mbështetje viktima, i akuzuari Nexhat Vllasaliu u përgjigj se nuk e di.

“A mundesh me na tregu se përse Jetoni ju pyeti juve ‘mos u ngut, prit pak, a mund e di sa më nalt’, pse të pyeti bash ty Jetoni”, pyet avokati Berisha.

Seanca e radhës u caktua më 3 prill në ora 13:15.