Si i votuan bashkëfshatarët, dy kandidatët me më së shumti vota në Suharekë?

Sipas rezultateve të deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në komunën e Suharekës po kryeson Bali Muharremaj nga AAK-ja, ndërkaq i dyti është Ardian Shala nga LDK-ja.

Bali Muharremaj në fshatin e tij të lindjes në Gjinoc, mori 63.9 për qind të votave, kurse Ardian Shala i LDK-së, 15.58 për qind.

Ky i fundit, në fshatin e tij Mushtisht, doli i pari me 47.12 për qind, karshi Muharremajt që mori 36.14 për qind.

The post Si i votuan bashkëfshatarët, dy kandidatët me më së shumti vota në Suharekë? appeared first on Klan Kosova.