Si i erdhi ideja dhe si u ndërtua liqeni artificial i Mitrovicës – Flet Bedri Hamza (VIDEO)

Ka disa vite që në qytetin e Mitrovicës është ndërtuar një liqe artificial duke i dhënë qytetit një pamje shumë të bukur.

Se si kishte ardhur deri tek ideja dhe si ka filluar ndërtimi i tij, na flet Bedri Hamza, kryetari aktual i Mitrovicës, i cili po kërkon besimin e qytetarëve për të drejtuar qeverinë në katër vitet e ardhshme.

Hamza në intervistën për Rubikon, ka thënë se kur ia prezantoi idenë një arkitekti ai i kërkoi dy ditë kohë për një përgjigje.

“Liqeni artificial është ndërtu, pasi që si ide e kam fol me një arkitekt Ismail Sylën, kërkoi kohë 1-2 ditë edhe u kthy tha po bahet. Erdh me një propozim vizatim, filloi me u ndërtu ka qenë financim i nivelit qëndrorë përmes Ministrisë së Ambientit, një pjesë. Pjesën tjetër e kam vazhdu prej që jam kryetar, në të dy anët e lumit edhe në pjesën veriore. Tash është përfundu deri te ura kryesore e lumit Ibër që i lidh dy anët e qytetit. Është pjesë shumë e bukur i ka dikund 7 kilometra, njerëzit e shfrytëzojnë shumë është ambient i mirë me ecë”, tha Hamza.

Edhe nëse votohet për kryeministër Hamza, deklaron se do të vazhdoj të jetoj në Mitrovicë.