Si erdhi deri te vrasja në Bokshiq të Klinës?

Sot vendi u trondit pas një vrasje në Bokshiq të Klinës ku një person dyshohet të ketë privuar nga jeta vëllanë e vet, Faruk Isufin.

Klan Kosova raporton se vëllezërit nuk kanë qenë duke folur me njëri-tjetrin tash e tre vjet.

Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë. Mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë