Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, po përjeton një periudhë të lumtur në sferën personale.
Sipas postimeve në rrjetet sociale, Loredana është e lumtur në krahët e futbollistit Karim Adeyemi, shkruan “Kosovarja”.
Çfarë e bën këtë histori edhe më të veçantë është raporti i ngushtë që futbollisti ka krijuar me vajzën e Loredanës, Hanën.
Burime pranë artistes bëjnë me dije se Loredana është e lumtur që partneri i saj e pranon dhe e përqafon Hanën si pjesë të jetës së tyre, duke ndërtuar një lidhje të sinqertë e të ngrohtë me të voglën.