Si e largoi pushteti nga puna inspektorin që gjobiti kompaninë e Radojçiqit me 40 mijë euro?

 

Nexhat Fazliu, djali i dëshmorit Milazim Fazliu, u pezullua nga puna përmes një vendimi të kundërligjshëm me kërkesë të inspektorit të punës, Hekuran Nikqi.

Por para se të largohej, ai kishte gjobitur kompaninë e Milan Radojçiqit me 40 mijë euro për shkelje ligjore, njofton Klankosova.tv.

“Bashkë me vartësit e mi kemi inspektuar kompaninë e Radojçiqit dhe kemi vendosur sanksione prej 40 mijë eurosh për veprat e tyre të kundërligjshme. Ne i morëm masat ndaj Radojçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por disa javë pasi u shqiptuan gjobat, më bënë atentat”, ka deklaruar Fazliu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.