Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të martën.
Të martën, në Kosovë temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 7 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje të dendura nuk parashikohen pasi vendi mbetet me masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 dhe 7 gradë Celsius.