Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë të enjten në “Politiko” se Qeverinë do ta formojnë në koalicion me Fatmir Limajn dhe minoritetet joshumicë.
Bajqinovci tha se LVV-ja është e gatshme që ta bëjë Qeverinë brenda dy javësh.
“Besoj që mund të jetë një koalicion i ngushtë me 61 vota, besoj me z.Limajn dhe dy deputetë minoritar që për çështjen e Qeverisë nuk do të jenë kundër”, tha Bajqinovci.