Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave nuk po i përfillin as vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundërligjshëm, ky subjekt politik sot e ka hapur fushatën zyrtare për raundin e balotazhit.
Në mbledhjen e 69-të të saj të mbajtur, KQZ-ja ka miratuar afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave.
Në këtë plan të KQZ-së, i cili është votuar edhe nga anëtarët e LVV-së në KQZ, i cili tani nuk po përfillet, thuhet se periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 nëntor 2025.
Përkundër që parafushata nuk është e rregulluar ligjërisht, deri sa ka vendim të KQZ-së për afate dhe aktivitete elektorale, sot hapja zyrtare e fushatës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është në kundërshtim me vendimin e KQZ-së dhe i mbetet subjekteve politike që të ankohen në PZAP, sepse gjobitjen e ka të sigurt.
Linku i KQZ-së për afate dhe aktivitete: Mbledhja 69-të: KQZ miraton afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave.












