Sulmuesi norvegjez i Manchester City, që shënon gola me shumicë, ka hapur kanalin e tij në YouTube, duke iu treguar fansave “jetën e përditshme të një futbollisti profesionist, nga zgjimi në mëngjes deri në darkë, përfshirë stërvitjen”.
Në vilën e tij të rrethuar nga gjelbërimi në Cheshire, shfaqen shumë detaje interesante: mëngjesi me superproteina, mënyra e çuditshme e ëmbëlsimit të kafesë me shurup panje, një arush pellushi gjigant në kuzhinë, biftekët shumë të yndyrshëm të marrë nga një fermë organike dhe aftësia e tij për të gatuar vetë, sidomos në barbekju. “Jetoj vetëm që kur isha 16 vjeç dhe duhet të di të gatuaj”, – tregon ai.
Haaland e kompenson mungesën e diellit me një pajisje drite të kuqe për vitaminën D, trajtohet në shtëpi nga fizioterapisti italian i City, Mario Pafundi, dhe e mbyll ditën me një banjë akulli për rikuperim muskulor. “Ka qenë një ditë e bukur, kam bërë shumë gjëra të mira për trupin tim dhe për atë që praktikoj çdo ditë”, – thotë ai, gati për të shënuar përsëri.
The post Shurup panje dhe barbekju me biftekë gjigantë; Haaland zbulon dietën sekrete që e ka bërë “bishë” appeared first on Telesport.










