Shumica parlamentare ekziston në anën e partive të ish-opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 29 për konstituimin e Kuvendit, ka thënë thënë se tashmë është kaluar çdo kufi i racionalitetit. 

Ai sërish akuzoi Albin Kurtin dhe partinë e tij, Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e bllokadës institucionale.

Krasniqi tha që partitë e ish-opozitës e kanë shumicën parlamentare.


“VV e ka refuzu qysh në start, s’kemi çka diskutojmë tutje për këtë çështje. Është e dhimbshme fakti që ne ish-opozita nuk po e bëjmë shumicën parlamentare, kur këtë mundësi e kemi. Qysh nesër pas zgjedhjeve, jam i sigurt që do të kishim qeveri, po të ishte pranu propozimi i PDK-së. Shumica parlamentare ekziston në anën e partive të ish-opozitës.”, tha ai.

Krasniqi tha se institucionet e reja duhet të krijohen sa më parë që është e mundshme.

“Fiks para katër mujash qytetarët e Republikës së Kosovës dolën në zgjedhje të lira dhe demokratike për të dhënë verdiktin e tyre senë çfarë drejtimi e duan vendin dhe kush do të qeverisë. Vendimi ishte i qartë: Qytetarët i thanë jo sundimit një partiak dhe i dhanë shumicën parlamentare partive që ishin në opozitë në latër vitet e kaluara. Katër muaj më vonë, është pikërisht partia e mentalitetit monsit LVV që nuk po lejon që të konstituohet e materializohet ky vullnet i qytetarëve, duke bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e qeverisë së re. Tashmë është kaluar cdo kufi i racionalitetit, kjo më nuk është politikë por tendencë për ta bllokuar vullnetin e qytetarëve. Ne si PDK jemi konsistent në qëndrimet tona. Vendit i duhet sa më parë Kuvendi e Qeveria e re. Ka aq shumë punë që presin për tu bërë. Nuk ka asnjë arsyetim që për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe VV në insistim e tyre për ta bërë Albulena Haxhiou kryetare pa e pasur shumicën parlamentare . Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë më tej. I ka reth 40 opsione Kurti.”, tha ai.

Po ashtu Krasniqi tha se Gjykata Kushtetuese ka mbetur ndoshta i vetmi organ me kredibilitet.

Ai tha se kriza politike kërkon zgjidhje politike, por nuk beson se Kushtetuese mund

“Besoj që sa i përket GjK, PDK-ja ka respekt dhe zbatueshmëri të vendimeve, edhe kur nuk na ka pelqy edhe kur jo. Ne s’kemi krizë juridike e kushtetuese, por kriz politike. Nuk mundet GjK me zgidh këtë situatë. Ata mund ta trajtojnë lëndën, e të thotë “bën kështu e ashtu”. Kriza është politike dhe zgjidhja duhet të jetë politike.”, tha ai.

Krasniqi prapëu pyet edhe për propozimin e LDK-sw pwr qeverinë gjithpwrfshirwse.