Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua për votëbesimin ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhikut.
Sipas postimit, shumica e diskutimeve në këtë mbledhje ishin në përkrahje të Abdixhikut.
“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku”, thuhet në postimin e kësaj dege në Facebook.
“Anëtarët e Kryesisë diskutuan hapur për situatën aktuale në parti, dhe shumica e diskutimeve ishin në mbështetje të kryetarit Lumir Abdixhiku”.










