“Shumë skuadra e kanë bërë para nesh”, Slot: Duam të bëjmë diçka më të vështirë këtë sezon

Të fitosh është e vështirë, por të konfirmosh veten është edhe më shumë. Një ligj sporti që Arne Slot e njeh shumë mirë, pasi është thirrur të përsërisë gjërat e mira që tregoi sezonin e kaluar me skuadrën e tij të Liverpool-it.

Pasi mbërriti në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar një ikonë si Jurgen Klopp, trajneri holandez sigurisht që nuk u shoqërua nga parashikime optimiste.

Megjithatë, ai shpejt i provoi skeptikët se e kishin gabim, duke dominuar sezonin që nga fillimi dhe duke e përfunduar atë me titullin e njëzetë të Reds në kampionatin anglez.

“Mendoj se do të kemi shumë për të garuar përsëri sezonin e ardhshëm,” tha Slot në një intervistë për Liverpool Echo. “Por ajo që nuk e di ende, dhe ajo që do të jetë interesante, është nëse do të kemi këtë mentalitet elitar, këtë mentalitet fituesish serialë, që na shtyn të japim gjithçka sezon pas sezoni.

“Shumë ekipe e kanë fituar Premier League një herë, por jo shumë e kanë fituar atë për disa sezone radhazi, dhe ka një arsye pse. Është e vështirë sepse jo të gjithë lojtarët e kanë atë mentalitet elitar”.

The post “Shumë skuadra e kanë bërë para nesh”, Slot: Duam të bëjmë diçka më të vështirë këtë sezon appeared first on Telesport.