Po luhet në “Hard Rock Stadium” në Miami supersfida mes Real Madridit dhe Juventusit, e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Kupën e Botës për Klube. Fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e çiftit tjetër Monterrey-Dortmund, përballje që luhet pas mesnatës me orën tonë.
Në minutën e 7-të, Juventus pati shansin e artë të kalonte në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi shumë të bukur të Kenan Yildiz, Kolo Muani i vetëm përballë Courtois, gabon gjithçka duke çuar topin mbi traversë. SHIKORASTIN
Në minutën e 29-të, ishte radha e Jude Bellingham për të gabuar para portës dhe për të humbur një mundësi të mirë për të shënuar. Anglezi mori një top të bukur nga Federico Valverde, por goditja e tij pranë shtyllës së parë u ndal nga Di Gregorio. SHIKORASTIN
Në fund të pjesës së parë, Federico Valverde iu afrua golit me një super goditje nga distanca, por Di Gregorio i tha “jo”. Mes shumë rasteve, por që mungoi konkretizimi final, pjesa e parë e supersfidës mbyllet në barazim pa gola.
The post Shumë raste, por mungon goli në pjesën e parë në Real Madrid-Juventus appeared first on Telesport.