Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri u lajmërua nga njëra prej komunave të Veriut, Zveçani.
“Pas raportimeve të gjata, disa herë nga Mitrovica, pastaj nga Zubin Potoku, tashmë kemi zbarkuar në Zveçan, pranë shkollës ‘Vuk Karagjiq’, që është qendra më e madhe votuese në këtë komunë të vockël të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri në lidhjen e tij direkte në Specialen e Klanit.
“Aty po zhvillohet procesi i dhënies së votave për të zgjedhur personin i cili nga nesër do të udhëheqë këtë komunë, një nga më të voglat gjeografikisht në Kosovë”.
Tahiri intervistoi koordinatorin nga Demokracia në Veprim për këtë rajon të Kosovës, Dushan Radakoviq, i cili foli për procesin e deritanishëm të votimit në komunat e Veriut.
“Shumë votues të komunës së Zveçanit, interesant është, shkojnë 50 për qind, 55 për qind, një orë gjysmë mes orës 19:00, pra shumë votues definitivisht në Zveçan dhe në Zubin Potok”.
“Mitrovica është normal, shkojnë deri në 40, 40 e diçka [për qind]”.
“Por shumë interesant për Zveçanin dhe Zubin Potokun. Definitivisht shumë seriozisht, sa shumë votojnë”.
The post Shumë qytetarë po votojnë në Zveçan dhe Zubin Potok, thotë koordinatori i DnV-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.