Shumë kartonë të kuq, reagon Maresca: Nuk i ndëshkoj lojtarët e mi, preferoj t’i ndihmoj të kuptojnë

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së radhës që “blues” do të zhvillojnë këtë fundjavë në Premier League. Italiani ka reaguar në lidhje me katër kartonët e kuq që lojtarët e tij kanë marrë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Personalisht, unë nuk jam lloji i trajnerit që ndëshkon lojtarët. Sipas mendimit tim, nuk mendoj se është mënyra e duhur për të bërë gjërat. Unë preferoj t’i ndihmoj ata të kuptojnë dhe pastaj, që nga ajo pikë, të bëjnë gjërat e duhura”, tha Maresca.

Kam katër fëmijë dhe, kur bëjnë diçka të gabuar, nuk i ndëshkoj, përpiqem t’u mësoj të bëjnë gjërat e duhura. Mundohem t’i trajtoj lojtarët në të njëjtën mënyrë. Mundohem t’i ndihmoj të kuptojnë”, deklaroi më tej trajneri i Chelsea.

Në fund, trajneri italian i “blues” komentoi vendimin e tij: “Nëse është e drejtë apo e gabuar, nuk e di, por kjo është mënyra se si unë i shoh gjërat.”

The post Shumë kartonë të kuq, reagon Maresca: Nuk i ndëshkoj lojtarët e mi, preferoj t’i ndihmoj të kuptojnë appeared first on Telesport.