Në tubimin përmbyllës të fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, sot në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, karrige të shumë mbetën të zbrazëta.
Derisa Albin Kurti, kandidati për kryeministër, mbante fjalim, një pjesë e karrigeve që u menduan për qytetarë, mbetën boshe, pasi pritshmëritë e LVV-së nuk u arritën.
Pos karrigeve të zbrazëta, as numri i qytetarëve që kishin ardhur për të dëgjuar edhe një herë zotimet e partisë në pushtet, një pjesë të madhe të të cilave LVV-ja i bëri edhe më 2021, nuk ishte i madh.
Pjesa dërrmuese ishte në sheshin Skënderbeu ndërsa në sheshet tjera të Prishtinës, që lidhen me njëri-tjetrin, numri ishte i pakët dhe qytetarët ishin indiferentë ndaj asaj që po zhvillohej te Skënderbeu.
Edhe pamjet nga foto të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se pjesëmarrja qytetare në këtë tubim ishte e zbehtë. /Klankosova.tv